Nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi, përcollën nga afër ndeshjen sportive të hendbollit në kuadër të Superligës së meshkujve, e zhvilluar ndërmjet KH Llapi dhe KH Prishtina.
Ekipi i KH Llapi arriti të shënojë fitore me rezultat 32:28, pas një paraqitjeje të fortë dhe të disiplinuar gjatë gjithë lojës.
Përfaqësuesit e Komunës përgëzuan të dyja ekipet për garën korrekte dhe nivelin e treguar, duke theksuar se institucionet komunale do të vazhdojnë të mbështesin sportin lokal dhe zhvillimin e të rinjve përmes investimeve dhe përkrahjes së vazhdueshme ndaj klubeve sportive.