Nënkryetari i komunës së Podujevës dr. Bahri Thaçi priti përfaqësuesen e UNHCR-së,
znj. Nacy Poluton.
Znj. e informoi nënkryetarin z. Thaçi për nismën e aktivitetit të UNCHR ku në bashkëpunim me Ministrinë për Kthim, do ta bëjnë regjistrimin e personave të zhvendosur brenda Kosovës, dhe do të filloj me 29 mars.
Z. Thaçi falënderoi znj. Poluton për këtë nismë dhe tha se komuna e Podujevës është e gatshme të bashkëpunoj për çështjen e të zhvendosurve si çështje e rëndësishme dhe gjithsesi e ndjeshme në proceset neper të cilat po kalon Kosova. Ne si institucion i pushtetit lokal i kemi pranuar me kohë përgjegjësitë që dalin nga kompetencat që kemi ne si pushtet në planin e integrimeve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunën tonë,por edhe atyre që dëshirojnë të kthehen për të jetuar në një ambient të lirë dhe demokratik. Nënkryetari i komunës së Podujevës dr. Bahri Thaçi priti përfaqësuesen e UNHCR-së,
znj. Nacy Poluton.