Sonte në Teatrin “Avdush Hasani” u shfaq komedia “ART” e autores Yasmina Reza, nën regjinë e Bashkim Ramadanit.
Me interpretim të shkëlqyer nga aktorët Ard Islami, Ylber Bardhi dhe Butrint Lumi, kjo vepër solli në skenë një ndërthurje të humorit të hollë me reflektime të thella mbi miqësinë dhe artin.
Salla ishte e mbushur dhe atmosfera tejet e ngrohtë, ku publiku e përcolli shfaqjen me shumë interes dhe reagime pozitive nga fillimi deri në fund. Të pranishmit mbetën të kënaqur, duke e shpërblyer kastin me duartrokitje të gjata.
Faleminderit Teatrit Kombëtar të Kosovës për këtë mbrëmje artistike!