Në kuadër të Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, vizituan shkollën “Ibrahim Rugova”.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” kishin organizuar një aktivitet simbolik, ku kishin përgatitur kartolina kreative dhe i kishin shitur, ndërkohë që të ardhurat e mbledhura u dedikuan për fëmijët me autizëm, si një shenjë solidariteti dhe përkrahjeje.
Nënkryetari Restelica i përgëzoi nxënësit për iniciativën e tyre, duke theksuar se veprime të tilla tregojnë ndërgjegjësim, edukatë dhe kujdes për të tjerët. Ai po ashtu theksoi se Komuna e Podujevës vazhdon çdo vit të mbështesë me subvencione Qendrën për trajtimin e fëmijëve me autizëm.
Në fund, nënkryetari Restelica u zotua se Komuna do të vazhdojë të qëndrojë pranë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe duke synuar përfshirjen e tyre në shoqëri.