Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishte i pranishëm drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Nexhmi Balaj, zyrtarë tjerë komunal, artistë të shumtë llapjan, përfaqësues të OJQ-ve që veprojnë në komunën tonë dhe dashamirë të tjerë të artit.
Fillimisht fjalën e mori Agron Blakçori, koordinator i këtij projekti i cili falënderoi Departamentin e Rinisë së Ministrisë së Kulturës që e ka financuar këtë projekt, falënderoi komunën e Podujevës, përkatësisht Qendrën e Kulturës që ka ofruar në dispozicion ambientet për mbajtjen e kursit tre mujor në aftësimin e talenteve të rinj të pikturës, por edhe për këtë ekspozitë që sot po hapet. Blakçori falënderoi edhe përfaqësuesit e MAK-ut të Anglisë që u ligjëruan kursistëve për artin e fotografisë, si dhe shumë përkrahës të pikturës që e ndihmuan këtë ngjarje kulturore në baza vullnetare.
Ndërkaq z. Balaj në emër të komunës së Podujevës i përshëndeti të pranishmit dhe tha mes tjerash,
“Të dashur studiues të ri të artit, kam kënaqësinë që ju shoh nëpërmes të këtyre veprave të kësaj ekspozite duke përparuar. Jam i bindur se me talentin tuaj që po tregoni do të ndiqni rrugën e artistëve të mëdhenj që Llapi i ka pasur dhe i ka edhe sot. Qendra e Kulturës e Podujevës i ka pasur dhe i ka gjithmonë dyert e hapura për të gjithë artdashësit llapjan”, përfundoi Balaj.
Në këtë ekspozitë u paraqitën veprat e pikturës të Afrim Aliut, Agnesë Veselit, Alban Nezirit, Artinë Ahmetit, Besnik Kullës, Besnik Rexhepit, Egzon Bllacës, Elisonë Havollit, Fjolla Ymerit, Kushtrim Kamerollit, Leonorë Podvoricës, Lorik Rexhepit, Mërgim Blakçorit, Mirlindë Fazliut, Nuhi Havollit, Pranvera Sopës, Valentinë Latifit, Valdrin Tërhollit, Valmir Fazliut, Valmit Gashit dhe Valmir Hamzës.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 korrik të këtij viti.
Mbrëmë në komunën e Podujevës u mbajt një ngjarje e rëndësishme kulturore, ku në ambientet e Qendrës së Kulturës u hap një ekspozitë dy javore e talenteve të rinj të pikturës.