Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shkollat dhe Ndërmarrjen Publike Komunale “EKO Llapi” realizuan aksionin “Dita e Pastrimit”.
Në këtë aksion mori pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ahmet Ahmeti, zyrtarë tjerë komunalë, drejtorë të shkollave, mësimdhënës e nxënës.
Në kuadër të këtij aktiviteti që nisi nga Sheshi “Ali Ajeti” u pastruan disa pjesë të qytetit, Parku i Pishave, hapësirat përreth shkollave, hapësirat përreth liqenit të Batllavës dhe hapësirat përreth fushës së futbollit në Dumosh.
Nënkryetari Restelica i falënderoi të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës së këtij aksioni dhe kontribuuan që Podujeva të ketë një mjedis më të pastër.