Sot në shkollën “Zahir Pajaziti” në Orllan është mbajtur dëgjimi i radhës publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029.
Gjatë dëgjimit publik qytetarët u informuan për projeksionet buxhetore të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029 dhe patën mundësinë të paraqesin kërkesat dhe propozimet e tyre për prioritetet e viteve në vijim.
Draftin e KAB-së e prezantoi drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Arbnore Uka, e cila foli për prioritetet kryesore të planifikimit buxhetor. Në këtë dëgjim publik mori pjesë edhe drejtoresha e Kulturës, Valbona Ibishi Azemi.
Gjatë takimit, banorët e Orllanit ngritën çështje që lidhen me infrastrukturën, shërbimet publike, turizmin, mjedisin dhe kulturën. Diskutimi u zhvillua në mënyrë të hapur dhe konstruktive, me synimin që kërkesat e qytetarëve të përfshihen në dokumentin përfundimtar.