
Rizah Muçolli Zyrtar i ambientit u shpreh i kënaqur me aktivitetet mjedisore të këtij viti që po ndodhin në komunën e Podujevës, i bindur se ky trend do të vazhdoj edhe më tej. Natyrisht se komuna e Podujevës është bashkëpunuese dhe koordinatore e këtij projekti nëpërmes Zyrës së ambientit, shtoi Muçolli, duke e falënderuar ATRC-në për përkrahje dhe lavdëruar
aktivistët ambientalist të OJQ-së “Ekovizioni” për një punë të shkëlqyeshme në largimin e mbeturinave, por edhe për aktivitetet tjera në këtë drejtim. Ai apeloj te qytetarët, e sidomos te ata të cilët e vizitojnë Parkun e Paqes, që mos të hedhin mbeturina jashtë shportave, sepse e ndotin ambientin piktoresk të këtij parku.

“Një park të tillë që e ka qyteti i Podujevës, qytetarët jo vetëm që duhet të krenohen me të, por duhet ta ruajnë dhe ta shijojnë, duke pushuar dhe shëtitur në të”, nënvizoi Muçolli.
Vlen të përmendet se në kuadër të këtij projekti po transmetohet në Radio Llap një reklamë edukative për ruajtjen e mjedisit, e cila do të zgjatë së transmetuari një muaj. Po ashtu së shpejti do të organizohet edhe një debat me qytetarë që do të ketë karakter edukativ dhe këshillëdhënës në ruajtjen e mjedisit.
Në komunën e Podujevës po vazhdojnë aktivitetet mjedisore