Artistë llapjanë janë bërë bashkë në aktivitetin e Kolonisë së artit që po mbahet në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”.
Në hapje të këtij aktiviteti që është titulluar “Arti në Llap” dhe po mbahet në Galerinë e Arteve në Podujevë mori pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Nënkryetarja, Marigona Lahu, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli-Jashanicë, drejtorë tjerë e zyrtarë komunalë.
Për dy ditë me radhë artistët do të pikturojnë piktura të ndryshme, të cilat pastaj do t’i ekspozojnë ditën e diel në Galerinë e Arteve.
Kolonia e artit është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me artisten, Mirsime Zhitia.