Në fshatin Bradash u përurua objekti i ri shkollor
Sot në fshatin Bradash u bë përurimi i objektit të ri pesëklasësh, paralele e ndarë e shkollës fillore “Nuhi Gashi”.
Këtë objekt e përuroi kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu, i cili me këtë rast nxënësve dhe mësimdhënësve ua uroi këtë godinë të re shkollore, duke iu dëshiruar suksese. “Ky objekt është parakusht për mësimnxënie dhe mësimdhënie. Unë kërkoj nga ju të punoni me zell, në mënyrë që kur nxënësit të dalin nga këtu të jenë konkurrentë të denjë të dijes me të tjerët gjithandej Kosovës dhe më gjerë”, u shpreh Veliu.
Në këtë ceremoni rasti foli edhe drejtori i kësaj shkolle Nuhi Revuqi i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, u shpreh i kënaqur për këtë objekt të ri shkollor, sepse tani më nxënësit e klasave të ulëta nuk do të ecin më kilometra të tëra për të ardhur në shkollën e tyre.“Ky objekt i ri ka 5 dhoma mësimi dhe 2 dhoma për çështje administrative, në të cilën do të mësojnë nxënësit prej klasës së parë e deri në klasën e pestë”, nënvizoi z. Revuqi. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Arsimit Zukë Xhemajli iu uroi të gjithëve objektin e ri shkollor, dhe tha se është krenari që kjo shkollë mban me nderë emrin e patriotit të shquar për çështje kombëtare Nuhi Gashit.
Më pas u dha një program i pasur kulturor-artistik nga nxënësit e kësaj shkolle, dhe krejt në fund banorët e këtij fshati kishin përgatitur një drekë me ushqime tradicionale për mysafirët.
Postuar me datë:20-01-2010
Këtë objekt e përuroi kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu, i cili me këtë rast nxënësve dhe mësimdhënësve ua uroi këtë godinë të re shkollore, duke iu dëshiruar suksese. “Ky objekt është parakusht për mësimnxënie dhe mësimdhënie.