Në kuadër të projektit “Ngritja dhe zhvillimi i bizneseve” sot janë ndihmuar me pajisje 39 start-up dhe biznese ekzistuese, që udhëhiqen kryesisht nga vajzat dhe gratë.
Kjo ndihmë e Komunës që është realizuar edhe me participim nga përfituesit përfshinë 99 pajisje, siç janë makina profesionale për shtypje të nxehtë, hekur profesional me avull, makina qepëse industriale iberdek, overlluk dhe e drejtë.
Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre pajisjeve mori pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Vigan Salihu. Kryetari Bulliqi iu uroi përfitueseve suksese në punën e tyre dhe shtoi se mbështetja komunale për bizneset lokale e sidomos ato që udhëhiqen nga gratë nuk do të mungojë.
Shuma totale e këtij projekti që përfshinë 5 lloje të pajisjeve me 99 copë është 65 mijë e 90 euro, ndërsa 1 biznes ka përfituar deri në 3 pajisje.