Kryetari Veliu dhe përfaqësuesi i MPMS-së Podvorica nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Monitorimin dhe Parandalimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve
Sot kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu dhe drejtori i Departamentit të Institutit për Politika Sociale – MPMS Gafurr Podvorica nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Monitorimin e Punës të Fëmijëve, si një bazë strategjike drejt Parandalimit dhe Eliminimit të Punës së Fëmijëve. Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Memorandumi ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe çështje Sociale Abaz Llugaliu, drejtori i Drejtorisë për Arsim Nexhmi Rudari dhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Skënder Muçaj, ndërsa përfaqësuesin e MPMS-së e shoqëronin znj. Nafije Osmani dhe znj. Selvete Sadiku, zyrtare të kësaj ministrie.
Kryetari Veliu para aktit të këtij nënshkrimi u shpreh se komuna e Podujevës është e interesuar të marr përgjegjësitë që i takojnë në bazë të kësaj marrëveshje për të kontribuuar në tërheqjen e fëmijëve nga punët e rënda dhe për t’i kthyer sërish nëpër shkollat e tyre, në mënyrë që edhe ata të kyçen në jetën normale, sikur edhe fëmijët tjerë, tha kryetari Veliu, duke vazhduar më tej se ne ende nuk kemi të dhëna se a ka apo jo raste të tilla, për të cilën gjë do të punoj Komiteti që do të formohet së shpejti në nivel komune, deklaroi mes tjerash Veliu.
Ndërsa përfaqësuesi i MPMS-së Podvorica tha se ky proces ka filluar që nga viti 2003 në formë të pilot projekteve, ndërsa tani më është si proces dhe duhet deri në fund të këtij viti të përfundoj shtrirja organizative në formë të komiteteve nëpër tërë Kosovën. Ky është edhe kriter që duhet plotësuar për tu anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, nënvizoi Podvorica, duke vazhduar se, edhe komuna e Podujevës në bazë të këtij Memorandumi obligohet të formoj Komitetin prej disa anëtarëve që do të merret me këtë çështje, dhe që duhet më pastaj ta merr bekimin nga Kuvendi i Komunës. Anëtarët e zgjedhur të këtij komiteti do të trajnohen dhe certifikohen. Më pas ky Komitet do të obligohet ta hartoj Planin e Veprimit. Barra kryesore për funksionimin e këtij Komiteti do t’i bie Drejtorisë për Shëndetësi dhe Çështje Sociale, por që do të mbështetet edhe nga Drejtoria për Arsim dhe Qendra për Punë Sociale, deklaroi Podvorica.
Në fund të kësaj ceremonie Kryetari Veliu dhe përfaqësuesi i MPMS-së Podvorica takuan gazetarët, të cilët u përgjigjën në pyetjet e tyre lidhur me Memorandumin e nënshkruar.