Nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi dhe drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Vigan Salihu, zhvilluan një takim me përfaqësues të OJQ-ve të Komunës së Podujevës.
Takimi u organizua në formë të një sesioni informues, ku u prezantuan mundësitë për aplikim të organizatave joqeveritare në fondet e Bashkimit Evropian. Gjatë diskutimit u trajtuan edhe hapat konkretë të aplikimit, kriteret kryesore dhe rëndësia e përgatitjes së projekteve cilësore.
Në këtë takim morën pjesë OJQ që veprojnë në fusha të ndryshme, si kulturë, rini, sport, mbështetjen e grave dhe zhvillimin e bizneseve, duke e bërë diskutimin gjithëpërfshirës dhe me interes të përbashkët për komunitetin.
Komuna e Podujevës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e OJQ-ve në aktivitetet e tyre.