Komuna e Podujevës organizoi me sukses garën e Olimpiadës Komunale të Matematikës, në të cilën morën pjesë 80 nxënës nga klasat VII–XII. Kjo garë u mbajt në ambientet e SHFMU “Shaban Shala” në Podujevë dhe përfaqëson një aktivitet të rëndësishëm në nxitjen e dijes, logjikës dhe mendimit kritik te nxënësit tanë.
Komuna e Podujevës shpreh mirënjohje të veçantë për mësimdhënësit e matematikës dhe anëtarët e komisionit për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë organizimit dhe zhvillimit të kësaj gare.
Nxënësve pjesëmarrës iu urojmë suksese të mëtejme në rrugëtimin e tyre arsimor dhe përfaqësim sa më të denjë në Garat Republikane, duke na bërë krenarë me arritjet e tyre.