Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Podujevës mbajti mbledhjen e fundit të këtij mandati, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, Hilmi Hoxha.
Gjatë mbledhjes u diskutuan pikat e rendit të ditës dhe u dhanë rekomandimet e tyre për shqyrtim për mbledhjen e Kuvendit Komunal, që do të mbahet më 29 shtator, prej orës 10:00.
Në këtë mbledhje të KPF-së u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesverbali nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa të mbajtur më 29 korrik 2025
2. Propozim vendimi për miratimin e Projektbuxhetit të Komunës së Podujevës për vitin 2026 dhe parashikimit buxhetore 2027- 2028