Komuna e Podujevës ka mbajtur dëgjimin e dytë publik për propozimbuxhetin për vitin 2026, i cili u mbajt në ambientet e shkollës së fshatit Dumnicë.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, prezantoi draft-buxhetin komunal, duke vënë theks të veçantë tek investimet që parashihen të realizohen në këtë fshat në fushën e infrastrukturës, arsimit dhe sportit.
Banorët pjesëmarrës parashtruan kërkesa dhe sugjerime konkrete lidhur me shërbimet publike në këtë fshat, si ndriçimi publik, përmirësimi i rrugëve, si dhe nevoja tjera që lidhen me jetën e përditshme të komunitetit.
Drejtori Osmani falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në këtë proces.

