Sot në sallën e Kuvendit u mbajt mbledhja e shtatë me radhë e Kuvendit të Komunës së Podujevës, të cilën e kryesoi kryesuesi i Kuvendit Hazir Raçi.
Në këtë mbledhje u miratuan një sërë dokumentesh me rëndësi.
Fillimisht u hap debati lidhur me vendimin për vënie në diskutim publik të propozim
Rregullores për përdorimin e gjuhëve zyrtare në institucionet e Komunës së Podujevës dhe propozim Rregullores për transparencën e punës të institucioneve të Komunës së Podujevës. Drejtori i Administratës Islam Revuçi i arsyetoi këto rregullore në aspektin ligjor dhe nevojave të komunës, ku më pas këshilltarët njëzëri i miratuan për të dalë në diskutim publik. Debati publik për këto rregullore do të mbahet më 26 gusht, njoftoi Revuqi.

Më pas u hap debati për Propozim vendimin për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të
paluajtshmërisë në pronësi të Komunës Policisë së Kosovës- Stacionit të policisë në Podujevë, përkatësisht nënstacionit policor në Orllan dhe Propozim vendimin për dhënien e ngastrës kadastrale në shfrytëzim Ruzhdi Llumnicës nga fshati Bellopojë, Komuna e Podujevës për ndërtim të shtëpisë për banim, ku drejtori i Drejtorisë të Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Abaz Llugaliu i arsyetoi këto propozim vendime, të cilat po ashtu këshilltarët e Kuvendit me disa vërejtje të vogla i miratuan njëzëri. Ai e falënderoi Kuvendin sidomos për miratimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të parcelës prej 3.5 ari në fshatin Bellopojë familjes të Ruzhdi Llumnicës po nga i njëjti fshat, sepse kjo familje i përket kategorisë së rëndë sociale, ku sipas informatave pritet që disa donator të ia ndërtojnë edhe shtëpinë, tha Llugaliu.

Disa këshilltarë kërkuan që ti bëhet kërkesë Stacionit Policor në Podujevë të bëjë hapjen e rrugës për qarkullim të komunikacionit për qytetarë para këtij objekti, sepse mendohet se janë pjekur kushtet tash për këtë, pasi që ata tash kanë në dispozicion edhe parkingun e tyre për vetura zyrtare policore.
Kjo gjë u la të vendoset pak më vonë për t’iu lënë atyre edhe pak kohë për të vendosur në hapjen e asaj rruge për qarkullim normal nga qytetarët.

Ndërsa me iniciativën e Grupit të këshilltarëve të AAK-së, Kuvendi vendosi të miratoj një deklaratë mbështetëse për z. Ramush Haradinaj, i cili gjendet i burgosur në Hagë. Me anë të kësaj deklarate u kërkua që drejtësia të triumfoj dhe z. Haradinaj të kthehet në familjen e tij dhe në skenën politike të Kosovës.
Krejt në fund, në kuadër të pikës Të ndryshme ishte një kërkesë që seancat e Kuvendit të transmetohen drejtpërdrejt nga dy radiot lokale të Podujevës, Radio Vizioni dhe Radio Llapi.
Kuvendi i komunës së Podujevës vendosi të ndaj 3.5 ari truall të Komunës për familjen skamnore të Ruzhdi Llumnicës nga Bellopoja