Kryetari Veliu takoi përfaqësuesit e FMN-së
Sot kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu priti në zyrën e tij përfaqësuesit e FMN-së, të cilët i kryesonte Annalisa Fedelino. Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe financa Musa Islami dhe drejtori i Drejtorisë për Administratë Mehmet Gashi.
Z. Veliu i informoi mysafirët lidhur me gjendjen buxhetore dhe financiare në komunën tonë, duke prekur çështje të ndryshme lidhur me këto fusha me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të buxhetit komunal.
Znj. Fedelino e falënderoi kryetarin Veliu për pritjen që u bëri, si dhe për gatishmërinë e tij për bashkëbisedim në këto çështje të rëndësishme për komunën dhe për qytetarët.
Delegacioni i FMN-së mori pjesë edhe në përurimin e objektit të ri shkollor pesëklasësh në fshatin Bradash, të cilin e përuroi kryetari i komunës z. Agim Veliu. Ky delegacion u nda i kënaqur me vizitën që i bëri komunës së Podujevës, të cilët gjetën një mirëpritje të ngrohtë dhe një bashkëpunim të mirë.
Postuar me datë:20-01-2010