Në Sallën e Mbledhjeve të komunës së Podujevës u mbajt takimi i parë me ekipin komunal për hartimin e Strategjisë së 
Më pas filloi takimi i kryesuar nga kryetari Veliu, i cili fillimisht ju dëshiroi mirëseardhje panelistëve nga Riinvesti, Sejdi Osmanit, koordinator i projektit, Hazir Gashit, anëtar i ekipit dhe Alban Zogajt, drejtor për Hulumtime, duke iu rikujtuar atyre se ky dokument duhet të mbuloj mirë objektivat tona për zhvillimin e komunës.
Gjatë kohës së fushatës ne u kemi premtuar qytetarëve tanë se hapi i parë kryesor i yni është pikërisht hartimi i kësaj strategjie, prandaj edhe është mirë që kjo po ndodhë tani. Po ashtu dëshiroj që kjo strategji të plotësoj të gjitha pikat e nevojshme, në mënyrë që të jetë e kompletuar, nënvizoi z. Veliu.
Ndërkaq përfaqësuesi i Riinvestit z. Osmani falënderoi kryetarin Veliu për besimin e dhënë në hartimin e këtij projekti. Ai tha se ky dokument nuk duhet të jetë dokument dëshirash, por mjaft real dhe i zbatueshëm.
Më pas në këtë debat u kyçën edhe zv/kryetari i Komunës, dr Bahri Thaçi, drejtorët e Ekzekutivit, si dhe zyrtarë komunal përgjegjës për fusha adekuate.
Panelistët e Riinvestit rekomanduan përfaqësuesit komunal të formojnë një ekip të ngushtë ekspertësh për koordinim, dhe grupe të tjera punuese për fushat adekuate që do të përfshihen në dokumentin e Strategjisë së Zhvillimit Lokal. Po ashtu ata do të bëjnë trajnimin e një grupi të cilët do të aftësohen për të dhënë kontribut në hartimin e këtij dokumenti.
Në këtë takim u tha se ky dokument pritet të përfundoj brenda tre muajve, për të cilin u zotuan të gjithë se do të punojnë maksimalisht për ta përfunduar në kohën e paraparë.
Po bëhet realitet premtimi për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Lokal të komunës së Podujevës