Aplikimi parë online për pajisje me dokumente të Gjendjes Civile
Kryetari i Komunës së Podujevës z. Agim Veliu aplikoi i pari nëpërmes të sistemit online për të marrë certifikatën e lindjes
Kryetari i Komunës z. Agim Veliu aplikoi i pari nëpërmes të sistemit online për të marrë certifikatën e lindjes, duke iu paraprirë qytetarëve të komunës së Podujevës për të përdorur këtë sistem bashkëkohor.
Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu ishte i pari i cili aplikoi në mënyrë elektronike nëpërmes të sistemit më të ri të e-Qeverisjes për të marrë certifikatën e lindjes.
Z Veliu i dha mbështetje të plotë këtij procesi mjaftë të rëndësishëm, që i lehtëson qytetarit në marrjen e shërbimeve administrative.
Në komunën e Podujevës sistemi i teknologjisë informative këto ditë është duke shënuar rezultate të konsiderueshme, ku përpos tjerash ka filluar sistemi online për aplikimin e qytetarëve nëpërmes të internetit për marrjen e dokumenteve.
Kjo arritje është si rezultat i Strategjisë Zhvillimore 2009-2015 për qeverisje elektronike i hartuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Duke iu falënderuar MAPL-së dhe MAP-së, në shumicën e komunave të Kosovës është mundësuar një infrastrukturë mjaftë e mirë për ta vënë në jetë zbatimin e e-Qeverisjes.
Edhe komuna e Podujevës ka përfituar nga kjo, duke u pajisur me kompjuterë, serverë të modeleve të avancuara dhe pajisje të tjera të kësaj natyre, ku shuma e tyre është rreth 12 mijë euro”, tha mes tjerash menaxheri i IT-së në komunën e Podujevës z. Rrahim Berisha. Ai vazhdoi më tej se MAPL në bashkëpunim me Bankën Botërore janë në fazën finale të implementimit të ueb faqes të re zyrtare dhe intranetit për komunat e Republikës së Kosovës, kështu që në komunën tonë prej ditës së sotme qytetarët llapjan kanë mundësi që nëpërmes të internetit, përpos që do të informohen për punën, të arriturat, preokupimet tona, po ashtu iu është krijuar edhe kjo mundësi e aplikimit online për marrjen e dokumenteve të gjendjes civile, dhe për parashtrimin e kërkesave pranë organeve të komunës së Podujevës. Ndërsa për aplikimin online të dokumenteve për çështje të tjera nevojitet edhe një kohë e shkurtër, nënvizoi z. Berisha.
Të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të aplikojnë online për dokumentet zyrtare duhet të hyjnë në ueb faqen www.rks-gov.net dhe pastaj linku Shërbimet për qytetarë dhe linku Gjendja civile. Për më tepër mund të informoheni në zyrën e IT-së të komunës së Podujevës.
Podujevë, 16.02.2010
Kryetari i Komunës z. Agim Veliu aplikoi i pari nëpërmes të sistemit online për të marrë certifikatën e lindjes, duke iu paraprirë qytetarëve të komunës së Podujevës për të përdorur këtë sistem bashkëkohor.