Kryetari i komunës Z. Agim Veliu sot priti përfaqësuesit e MAK të Mançesterit të Anglisë znj. Jone Knight arkitekte, si dhe Peter Sendover arkitekt.
Qëllimi i këtij takimi ishte që të njihen për së afërmi nga kryetari i komunës për gjendjen aktuale në komunë, për nevojat që ka kjo komunë në objektivat e saj, si dhe mundësinë që kjo OJQ ka për të përkrahur komunë e Podujevës edhe në projektet e tjera zhvillimore si në ekonomi, transport, ambient etj.
Kryetari Veliu i informoj përfaqësuesit e MAK-ut, të Mançesterit për resurset natyrore që ka komuna e Podujevës, si dhe mundësi zhvillimi si në turizmit malor po ashtu edhe turizmin veror, bujqësi, blegtori etj.
MAK është një OJQ e cila që nga pas lufta në komunën e Podujevës ka realizuar një projekt shumë të rëndësishëm siç është Parku i Paqes i Mançesterit – park që simbolizon shërimin e plagëve të luftës dhe shpresën për një Podujevë e Kosovë të të gjithë qytetarëve Bashkëpunim i frytshm në mes të Komunës së Podujevës dhe MAK-ut të Mançensterit të Anglisë