“Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë na kujton rëndësinë e solidaritetit, sakrificës dhe kujdesin me njëri-tjetrin, veçanërisht me ata që kanë më së shumti nevojë.
Uroj që Kurban Bajrami të rrisë ndjenjën e përgjegjësisë për njëri-tjetrin dhe të na udhëheqë drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.
Gëzuar Kurban Bajramin!”