Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu sot nënshkroi një letër miratimi për ndërtimin e sallës së edukatës fizike për shkollën “Xheladin Rekaliu”

Kryetari i komunës e konfirmoj mbështetjen që do ta ketë shkolla “Xheladin Rekaliu”, në ndërtimin e Sallës së edukatës fizike me sipërfaqe 675 metër katror.
Këtë marrëveshje kryetari e ka nënshkruar në miratim për PKZHIES financuar nga IPA 2008.
Kërkesa për përkrahjen në këtë donacion u shtrua më herët nga DKA-ja.
Komuna e ka për obligim që t’i siguroi infrastrukturën e nevojshme teknike , ku përfshihet edhe leja e ndërtimit, si dhe çështje të tjera tha kryetari Veliu.
Duhet të theksuar se finalizimi i ndërtimit të kësaj salle shënon kompletimin e tërësishëm të kësaj godine të re shkollore të ndërtuar më herët si donacion i Agjensionit Evropian që komuna e Podujevës e ka fituar në procesin e realizimit të standardeve për Kosovën.