Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me Drejtorin për Arsim, Avni Fetahu, sot ishin për vizitë në Shkollën Fillore “Hamit Sejdiu” në fshatin Kërpimeh.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Bulliqi iu uroi nxënësve e mësimdhënësve fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
“Uroj që edhe në këtë vit shkollor nxënësit tanë të arrijnë sukseset më të larta në mësim, sepse rruga e dijes është garancë për një të ardhme më të ndritur”, u shpreh Bulliqi.
Krahas vizitës në shkollë, Kryetari Bulliqi dhe Drejtori Fetahu e vizituan edhe çerdhen e këtij fshati, ku pas pak ditësh do të bëhet hapja zyrtare e saj.