Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, morën pjesë në ceremoninë e organizuar për fillimin e vitit të ri shkollor në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Shaban Shala” në qytet.
Gjatë kësaj ceremonie të organizuar kryesisht për nxënësit e klasave të para, kryetari Bulliqi mbajti një fjalim, ku i uroi ata për fillimin e këtij rrugëtimi për të ndjekur hapat e dijes.
“Nxënësve e personelit arsimor iu uruam një vit të mbarë shkollor, me shumë suksese, arritje dhe rezultate të mira në rrugëtimin e tyre”, tha kryetari Bulliqi.
Urime 1 shtatori të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve!