Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim një delegacion nga International Balkan University, të udhëhequr nga prorektori dhe zëvendësdrejtori, Ass. Prof. Dr. Ahmet Lokçe.
Përfaqësuesit e Universitetit prezantuan programet dhe drejtimet që ofron ky institucion në nivelet bachelor, master dhe doktoratë, duke theksuar cilësinë akademike dhe mundësitë e zhvillimit profesional për studentët. Po ashtu, u diskutua edhe për mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve, si dhe lidhjen e programeve me tregun e punës.
Përfaqësuesit e këtij Universitetit shprehën gatishmërinë për të mbështetur nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga Podujeva përmes ofrimit të bursave për studime në këtë institucion.
Kryetari Bulliqi i falënderoi përfaqësuesit e Universitetit për vizitën dhe interesimin për bashkëpunim, duke vlerësuar lart angazhimin e tyre në përkrahje të të rinjve dhe zhvillimin e arsimit. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive të reja për nxënësit dhe studentët nga Podujeva.