Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim ministren në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci.
Gjatë këtij takimi kryetari Bulliqi dhe ministrja Bogujevci diskutuan për projekte të rëndësishme që pritet të realizohen në Podujevë e të cilat do të ndikojnë në rritjen e aktiviteteve kulturore dhe në zhvillimin e sektorit të turizmit.