Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim nxënësit e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) “Fan S. Noli”, të cilët janë renditur në vendin e parë në Garat Republikane në Futsall 2026.
Në takim morën pjesë edhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi, si dhe drejtori i Shkollës “Fan S. Noli”, Fatmir Emini.
Kryetari Bulliqi i përgëzoi nxënësit për arritjen e këtij suksesi dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës dhe komunës. Me këtë rast, ai u ndau edhe një mirënjohje si shenjë vlerësimi.
Po ashtu, kryetari Bulliqi u zotua se mbështetja institucionale për ta nuk do të mungojë.