Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me ftesë të zëvendëskryeministrit për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka, njëherit kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e 23 Prillit – Ditës së Turqve të Kosovës.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve qeveritare, ministri i Tregtisë së Republikës së Turqisë, Ömer Bolat, deputetë nga Kosova dhe Turqia, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.
Kryetari Bulliqi në emër të Komunës së Podujevës e uroi komunitetin turk në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e këtij komuniteti në jetën institucionale, kulturore dhe shoqërore të vendit tonë. Njëkohësisht riafirmoi përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë dhe avancim të vlerave të përbashkëta në shërbim të qytetarëve.