Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim, me të cilin nga data 15.07.2026 deri më 15.08.2026, do të lejohet shfrytëzimi i oborreve të shkollave – IAAP “Isa Boletini”, ShFMU “Enver Maloku”, ShFMU “Dr.Ibrahim Rugova”, Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” dhe IAAP “Fan S. Noli” si parkingje pa pagesë.
Vendimi vlen për të gjithë qytetarët (rezidentë dhe nga mërgata) e Komunës së Podujevës.
Lejimi i hyrjes dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave bëhet për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë periudhës verore dhe me qëllim të lehtësimit të qarkullimi dhe sigurimit të hapësirave të nevojshme për parkim.
Obligohen drejtorët/eshat e shkollave që të krijojnë kushte për shfrytëzimin e këtyre hapësirave sipas këtij vendimi.