Dje me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit Muhamed a.s., Bashkësia Islame e Podujevës organizoi një mevlud. Në këtë manifestim të rëndësishëm fetar mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, z. Shpejtim Bulliqi, i cili bashkë me qytetarët e shumtë dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, nderoi këtë ditë të veçantë.
Kryetari Bulliqi, me këtë rast tha: “Mësimet e Pejgamberit Muhamed a.s. janë thirrje për paqe, dashuri dhe respekt të ndërsjellë. Është detyrë e jona që këto vlera t’i kultivojmë në familjet tona, në shoqëri dhe në institucionet tona”.
Kryetari Bulliqi gjithashtu i uroi të gjithë besimtarët myslimanë për këtë ditë të bekuar, duke dëshiruar që paqja dhe solidariteti të jenë gjithmonë udhërrëfyes në jetën tonë të përbashkët.