Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin për Arsim, Avni Fetahu, sot kanë takuar ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, me të cilin diskutuan për ecurinë e projekteve që po realizohen në bashkëpunim me këtë Ministri.
Gjatë këtij takimi që u mbajt në Ministrinë e Arsimit, u diskutua rreth investimeve në infrastrukturën arsimore, përfshirë përmirësimin e kushteve në shkolla dhe ndërtimin e çerdheve.
“Gjithashtu biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë për projekte të reja që synojnë krijimin e hapësirave më moderne dhe më funksionale për nxënësit dhe stafin arsimor”, tha ndër të tjera kryetari Bulliqi.