U kremtua Dita e shkollës së mesme të ultë “Xheladin Rekaliu” në Podujevë
Sot në shkollën e mesme të ultë “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, me një program kulturo-artistik u kremtua Dita e shkollës. Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm edhe delegacioni i komunës i udhëhequr nga drejtori i DA-së Nexhmi Rudari, ish-bashkëpunëtorë, si dhe familjarë të Xhelës.
Pas intonimit të Himnit nga nxënësit e kësaj vatre, fjalën e rastit e mori drejtori i kësaj shkolle Muhamet Jashari, i cili ndër të tjera tha:
“Sot para nesh qëndrojnë obligime të reja në këtë realitet të ri të krijuar, që do të thotë se mësimdhënësit kontributin e tyre duhet ta japin në reformimin e ri të sistemit shkollor në mënyrë që të kemi një sistem shkollor sa më cilësor dhe frytdhënës”. Pastaj z.Jashari u përqendrua në figurën e dëshmorit të kombit ku tha se “Ne sot po e festojmë datëlindjen e veprimtarit, atdhetarit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare Xheladin Rekaliu dhe ditën e shkollës sonë. Pra 5 shkurtin e kemi zgjedhur ditë të shkollës sonë për një arsye të veçantë, sepse shkolla jonë pati fatin e mirë që ta mbajë emrin e këtij atdhetari. Xhela shumë shpejt radhitet në radhët e atyre që kurrë nuk u pushonte mendja as zemra për lirinë e vendit nga pushtuesit. I dalluar për gatishmëri, qëndrueshmëri, guximin dhe vendosmërinë e tij ai bëhet një prej organizatorëve kryesor të demonstratave në Prishtinë dhe organizatori kryesor i demonstratave në Podujevë në vitin 1968.
Më pastaj drejtori i DA-së Z. Nexhmi Rudari tha para të pranishmëve se kam nderë të veçantë dhe ndihem i nderuar që sot jam në mesin e Juaj.
Ai ndër të tjera tha se, dita e shkollës është një jubile i rëndësishëm i juaj që lidhet me rritën dhe zhvillimin e kësaj vatre diturie dhe ju përgëzoi në punën tuaj të mëtutjeshme për të nxjerrë gjenerata sa më të arsimuara. Prioritet i yni do të jetë ngritja e cilësisë dhe do të bëjmë çmos që juve të ju ofrojmë kushte, e ju të keni rezultate sa më të mira. Z. Rudari më tej the se “ju uroj dhe ju përgëzoj për këtë ditë,dhe për emrin e shkollës që ju mbani çdo here ta keni parasysh ta ndritni këtë emër se Xheladin Rekalu ka qenë një njeri i ndritur në gjithë Kosovën”.
Në emër të bashkëpunëtorëve të Xheladin Rekaliut foli z.Ilaz Pireva këshilltarë i presidenti të Kosovës Fatmir Sejdiu, ku uroj ditën e shkollës dhe tha “se kam pas fatin dhe nderin qe nga shkolla e mesme të jemi te pa ndashëm, si në shkollë ashtu edhe jashtë shkolle, e deri në çastet e fundit të jetës së tij. Duhet të jemi krenar me figurën e Xhelës dhe me të gjithë ata njerëz që bënë çmos e qe ne sot e kemi lirinë. Atëherë neve na mbetet qe me punë, mësim dhe dije të mbërrijmë e qe vërtete t’i nderojmë ata njerëz”.
Në fund të këtij manifestimi u dha një program i pasur kulturo-artistik dhe u shtrua një koktej rasti.
Postuar me datë:08-02-2010
Sot në shkollën e mesme të ultë “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, me një program kulturo-artistik u kremtua Dita e shkollës. Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm edhe delegacioni i komunës i udhëhequr nga drejtori i DA-së Nexhmi Rudari, ish-bashkëpunëtorë, si dhe familjarë të Xhelës.