Sot është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), e cila është udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, Isak Shabani.
Gjatë mbledhjes janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës dhe të njëjtat janë rekomanduar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet nesër, më 26.02.2026, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.
Pikat e rendit të ditës të rekomanduara janë:
1. Propozim Vendimi për përfaqësimin e Komunës së Podujevës në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës
2. Propozim Vendimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB