Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), e cila është udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, Isak Shabani. Kjo është mbledhja e parë e KPF-së nga legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet e 12 tetorit 2025.
Gjatë mbledhjes janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës dhe të njëjtat janë rekomanduar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet nesër, më 29.01.2026, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.
Pikat e rendit të ditës të rekomanduara janë:
1. Raporti përmbledhës i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2025;
2. Propozim-vendimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për hartimin e draft-Planit të Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2026;
3. Propozim-vendimi për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Komunitete;
4. Propozim-vendimi për ngritjen e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve/shave dhe zëvendësdrejtorëve/shave në institucionet publike edukativo-arsimore të Komunës së Podujevës;
5. Propozim-vendimi për miratimin e Listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026.