Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi Isak Shabani.
Para fillimit të shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, nënkryetari i komunës, Fahri Restelica, me propozim të kryetarit propozoi shtimin e pikës/nënpikës në rend dite “ Propozim vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës -Njësia kadastrale P-71712029-00209-0 në sipërfaqe 38882 m², ZK Lupç i Poshtëm – Propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës -Njësia Kadastrale parcelë: P71712029-00209-0, në sipërfaqe 38882 m², Zona Kadastrale Lupę i Poshtëm” .
Kjo pikë mori mbështetje nga anëtarët e Komitetit dhe si e tillë u përfshi në rend dite si pikë e gjashtë.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe të njëjtat janë rekomanduar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 29.06.2026, nga ora 10:30, në sallën e Kuvendit Komunal.
Pikat e rendit të ditës të rekomanduara janë:
1. Procesverbali nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e mbajtur më 26.05.2026
2. Propozim vendimi për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2025 në vitin 2026 dhe destinimin në kategori dhe programe të caktuara buxhetore
3. Propozim vendimi për transfer / rialokim të buxhetit të Komunës së Podujevës dhe destinimi në kategori dhe programe të caktuara buxhetore
4. Korniza Afatmesme Buxhetore-KAB e Komunës së Podujevës, për vitet 2027/2029
5. Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit – ZKA për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Podujevës për vitin 2025. – Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e ZKA
6. Propozim vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës -Njësia kadastrale P-71712029-00209-0 në sipërfaqe 38882 m², ZK Lupç i Poshtëm – Propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës -Njësia Kadastrale parcelë: P-71712029-00209-0, në sipërfaqe 38882 m², ZK Lupç i Poshtëm