Në kuadër të projektit “Furnizim me mekanizëm Bujqësor LOT I” ka vazhduar shpërndarja e pajisjeve bujqësore për fermerë.
Sot janë shpërndarë 15 plugje 2-rendore dhe 19 mbledhëse bari luledielli, me vlerë rreth 18 mijë euro.
Në aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtoresha e Bujqësisë Lirie Hoti, të cilët theksuan rëndësine e mbështetjes së vazhdueshme të fermerëve me pajisje modern pune.