Të dielën, (19 korrik) nga ora 21:00, në sheshin e qytetit në Podujevë transmetohet finalja e Kampionatit Botëror ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës.
Transmetimi organizohet nga Komuna e Podujevës, për t’iu mundësuar qytetarëve ta ndjekin së bashku këtë finale të madhe sportive.
Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në shesh për të përjetuar emocionet dhe atmosferën unike të finales.