Në kuadër të mbështetjes së sektorit bujqësor, komuna sot ka bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për fermerët llapjanë.
Nga projekti “Furnizim me pajisje për blegtori – lot II” janë shpërndarë 5 mikserë voluminoz (2 m³) për ushqim të kafshëve, ndërsa përmes projektit “Furnizim me mekanizëm bujqësor – Lot I” janë ndarë 40 freza bujqësore (180 cm).
Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti.
Kryetari Bulliqi përgëzoi fermerët përfitues dhe u zotua për mbështetje të vazhdueshme të këtij sektori.
“Komuna do të jetë gjithmonë pranë fermerëve tanë për t’iu ofruar kushte më të mira për punë në mënyrë që të rrisin prodhimin vendor”, theksoi ai.
Vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve është rreth 40 mijë euro.