Të shtunën do të mbahet edicioni i parë i Festivalit për Fëmijë. Ky aktivitet që është organizuar nga Komuna e Podujevës në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës” do të mbahet më 9 gusht në Parkun “Te Pishat” dhe fillon në orën 18:00.
Në këtë Festival fëmijët i presin shumë lojëra, muzikë e pikturim.
Ftojmë fëmijët që të marrin pjesë në këtë aktivitet që është organizuar për ta!