Në kuadër të projektit “Furnizim me pajisje për blegtori – Lot II”, sot janë dhënë 10 laktofrizë me kapacitet prej 300l për fermerët llapjanë.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtoresha për Bujqësi, Lirie Hoti.
Kryetari Bulliqi iu uroi suksese fermerëve përfitues dhe u zotua se ndihma e Komunës për fermerët do të jetë e vazhdueshme.
Ky projekt në vlerë prej 41 mijë e 990 euro përfshinë laktofrizë dhe mikserë për përzierje të ushqimit të kafshëve. Sot janë dhuruar laktofrizët, ndërsa mikserët do të jepen në ditët në vijim.