Instituti GAP ka publikuar sot rezultatet e Indeksit të Transparencës Buxhetore të Komunave për vitin 2025, ku Komuna e Podujevës për herë të parë është vlerësuar me 100% të pikëve, duke arritur nivelin maksimal të transparencës buxhetore.
Ky rezultat është një dëshmi e përkushtimit për një qeverisje të hapur, llogaridhënëse dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike. Transparenca në proceset buxhetore dhe informimi i qytetarëve mbeten ndër prioritetet kryesore të Komunës së Podujevës.
Komuna e Podujevës do të vazhdojë të ruajë dhe avancojë këtë standard të transparencës buxhetore, duke punuar për një qeverisje sa më të hapur dhe në shërbim të qytetarëve.