Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Grantit për financimin e programeve të banimit në Komunën e Podujevës, në vlerë prej 1 milion e 835 mijë euro.
Në kuadër të kësaj marrëveshje parashihet financimi i 18 njësive të reja të banimit social, në vlerë prej 1.2 milionë euro, renovimi i 10 shtëpive private me 250 mijë euro, si dhe rindërtimi i 7 shtëpive private me 385 mijë euro.
Në total, përmes këtyre programeve do të përfshihen 35 njësi banimi, duke ofruar mbështetje për familjet në nevojë dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të tyre të banimit.
Kryetari Bulliqi e ka vlerësuar këtë marrëveshje si një investim të rëndësishëm në fushën e banimit social dhe në mbështetjen e familjeve që kanë nevojë për kushte më të mira dhe më të sigurta të banimit.