Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Magbule Hyseni nga Organizata ECOKOSWOMEN kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me të cilin do të ndihmojnë 11 gra që merren me bujqësi.
Objektivi i këtij memorandumi është ndarja e përgjegjësive për zbatimin e projektit në fushën e bujqësisë, më saktësisht ndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë, mulqit dhe rezervuarit, në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave dhe komuniteteve që jetojnë në viset rurale të Kosovë”.
Ky projekt përkrahet nga SIDA dhe mbështetet nga We Effect përmes EKW-së dhe Komunës së Podujevës.