Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim përfaqësues të Shoqatës “Autizmi”, të cilit i njoftoi se nga 1 shtatori Komuna e Podujevës do të marrë përsipër organizimin dhe ofrimin e mbështetjes edukative për fëmijët me autizëm përmes angazhimit të stafit profesional.
Kryetari Bulliqi tha se ky është një hap i rëndësishëm për të qenë më pranë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre.
“Përfaqësuesit e Shoqatës “Autizmi” i falënderova për kontributin dhe përkushtimin e tyre ndër vite. Po ashtu shpreha gatishmërinë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen, në aspekt të trajnimit të stafit që do të angazhohet nga Komuna e Podujevës për këtë kategori”, theksoi Bulliqi.
Komuna e Podujevës çdo vit e ka mbështetur financiarisht Shoqatën “Autizmi”.