Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtoresha e Fondacionit “Sheikha Fatima bint Mubarak për Gruan”, Miradije Salihu, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim fuqizimin dhe aftësimin e vajzave të reja në Podujevë.
Kryetari Bulliqi me këtë rast theksoi se nëpërmjet këtij memorandumi do të ofrohen trajnime profesionale falas për vajzat e moshës 8 deri në 16 vjeç në nëntë fusha të ndryshme, përfshirë gjuhë angleze dhe teknologji informative.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të më shumë mundësive për edukim, zhvillim profesional dhe fuqizim të gjeneratave të reja në komunën tonë”, tha kryetari Bulliqi.
Me këtë memorandum synohet aftësimi profesional i vajzave në këto fusha: rrobaqepësi pastiçeri, grim, parukeri, manikyr, pedikyr, gjuhë angleze, kompjuter dhe menaxhim i ndërmarrjeve të vogla.