Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga kryesuesi Xhafer Ademi, mbajti sot mbledhjen e dytë të mandatit të VII-të, ku u trajtuan pikat e parapara në rendin e ditës.
Në mbledhje, anëtarët e Komitetit miratuan procesverbalin nga mbledhja inauguruese e mbajtur më 17 korrik 2026, si dhe Planin e punës së Komitetit për pjesën e mbetur të vitit 2026, i cili do t’i prezantohet Grupit Punues përkatës.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për gjendjen e komuniteteve joshumicë që jetojnë në zona dhe lagje të ndryshme të Komunës së Podujevës, në theks të veçantë u diskutua për çështjen e mbeturinave, të furnizimit me ujë të pijshëm si dhe për çështje dhe nevoja tjera që lidhen me komunitetet joshumicë, me qëllim të adresimit të tyre në kuadër të kompetencave institucionale.