Komiteti për Komunitete sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të cilin e udhëhoqi kryesuesi i Komitetit, Xhafer Ademi.
Në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali i takimit të kaluar. Pas kësaj, zyrtarja për strehim nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arbresha Bashota, i informoi të pranishmit me aktivitetet që ka zhvilluar DSHMS. Njëri nga këto aktivitete është edhe banimi social, (ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për familjet e cenushme) nga MMPHI, e ku Podujeva është në mesin e komunave përfituese. Procedurat për aplikimin e qytetarët për këtë projekt do të zhvillohen më vonë.
Bashota gjithashtu tha se familjet me gjendje të rëndë ekonomike, përfshirë edhe ato nga komuniteti pakicë, do të ndihmohen gjatë muajit të Ramazani.
Udhëheqësi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Liman Zeqiri, i informoi të pranshmit se Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile për qytetarët që nuk kanë qenë të regjistruar deri më tani (nga viti 1999), ku si pasojë nuk disponojnë dokumente personale të Republikës së Kosovës.
Procesi i regjistrimit do të kryhet nga Agjencia për Regjistrimin Civil dhe afati për këtë do të jetë i hapur deri më 30 prill 2025.
