CIMIC-i dhe KFOR-i çek po vazhdojnë edhe më tej me ndihma, duke dhuruar tash së fundi gjeneratorë për shkollën fillore “Shefki Latifi“ Pollatë, shkollën fillore “Ali Hadri” Peran dhe për shkollën fillore “Hyzdriu dhe Samiu” të Letancit.
Kapiten, Magdalena Dvorakova, përfaqësuese e KFOR-it çek me bazë në Shajkoc të Podujevës, tha se me të ditur që këto shkolla kanë nevojë për gjeneratorë që prodhojnë rrymë, meqë edhe më tej po ka reduktime të shpeshta të energjisë elektrike, e sidomos gjatë periudhës së dimrit, dhe nxehjet qendrore natyrisht se nuk mund të punojnë pa rrymë, atëherë ne organizuam një iniciativë, ku në këtë rast ndihmoi CIMIC-u finlandez duke i siguruar këta gjeneratorë. Financimin e tyre e ka bërë Qeveria Finlandeze, përkatësisht Ministria e Punëve të jashtme e këtij shteti, tha në fund Dvorakova.