
Drejtori i ri i QKMF-së Zaim Thaçi ka kontaktuar përfaqësuesit e KFOR-it çek prej të cilëve ka kërkuar ndihmë që me mjetet e tyre të inxhinierisë të rrafshojnë dheun në një pjesë të oborrit të QKMF-së. Këta të fundit kanë shprehur gatishmërinë dhe sot kanë filluar punimet për ta realizuar këtë projekt që do të kompletoj rregullimin e ambientit në këtë mjedis.
Vlen të përmendet se gjendja e mirë mjedisore me ambiente të gjelbëruara dhe të pastra e QKMF-së duhet të jetë një shembull i mirë për institucionet tjera se si duhet të mbahen hapësirat publike dhe pse jo edhe ato private.
KFOR-i çek rrafshon dheun në një pjesë të oborrit të QKMF-së